Në këtë inçizim të publikuar nga “Nacionale” deputetja Kusari-Lila, ankohet te Sllavko se Ramush Haradinaj po i fryen listat e veteranëve të UÇK-së. Po ashtu, ajo e quan Uran Ismailin ‘’idiot patetik’’ dhe e pyet Sllavkon “a e din ti bre kush është Bekim Haxhiu?”.

“Dëgjo Sllavko, më vjen vërtet keq për gjithçka që po ndodh. Unë, nga të gjithë njerëzit këtu, do të dëshiroja që së pari Kuvendi të funksionojë si duhet. Ti e di që unë nuk kam qenë me Vetëvendosjen kur kanë bërë atë çfarë kanë bërë…” , dëgjohet duke i thënë Kusari politikanit Simiq në nisje të incizimeve të sotme.

Deputetja tenton ta bindë Simiqin se ajo nuk ka dhe nuk ka pasur “agjendë destruktive.”

Ajo fjalë të këqija para Simiqit flet edhe për Uran Ismailin, të cilin e quan “idiot patetik” megjithëse e pranon se me të kishte pasur dikur shoqëri.

“Aq ma bën për Uran Ismailin. Ai është… Ka vdekur ai lajm. Ai është idiot patetik, të them. Urani ka qenë shok i imi. Me Uranin kemi qenë në Qeveri, kur unë kam qenë Ministre. Me Uranin kemi pasur shoqëri të mirë. Urani ka qenë një nga djemt urbanë që kanë shkuar në PDK.” – dëgjohet derisa i thotë shefja e grupit parlamentar të VV-së.