Një 22-vjeçar ka rënë nga kati i 3-të i një pallati në Tiranë. I riu dyshohet se ka rënë aksidentalisht.
Ai ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.07.2023, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i 3-të i pallatit shtetasi F. D., 22 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes