Të huajt që vijnë në Shqipëri për të punuar në fushën e teknologjisë së informacionit do të kenë procedurë më të thjeshtuara për të qendruar në Shqipëri. Një vendim i fundit i miratuar nga qeveria parashikon se për të qendruar në Shqipëri, mjafton vetëm një deklaratë e kompanisë.
“I huaji, i cili në momentin e kalimit në një nga pikat e kalimit kufitar gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë, provon se do të punojë në një shoqëri IT, nëpërmjet një deklarate të lëshuar nga vetë shoqëria, e cila ka aktivitet kryesor programimin kompjuterik, konsulencën dhe shërbimet e lidhura me to, përpunimin e të dhënave, hostimin dhe aktivitetet e lidhura me to, portalet në internet dhe/ose publikimin e programeve kompjuterike, sipas nomenklaturës së veprimtaritë ekonomike, të miratuara nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe kryen veprimtari si përdorues në parqet e shkencës dhe teknologjisë, ka të drejtë të hyjë pa vizë dhe të qëndrojë pa leje unike në Republikën e Shqipërisë për një afat deri në 1 (një) vit” përcaktohet në vendim.
Gjatë kësaj periudhe, i huaji, mund të aplikojë për t’u pajisur me leje unike në Republikën e Shqipërisë. SCAN