BallinaSociale15 FAKTORËT rrezikues të diabetit të tipit 2

15 FAKTORËT rrezikues të diabetit të tipit 2

spot_img
spot_img

Diabeti i tipit 2, shumë njerëz janë të të prekur nga kjo sëmundje dhe kjo sëmundje shkaktohet nga ushqyerja jo shëndetshëm dhe moskryerja e ushtrimeve fizike. Këta janë fakorët më të rrezikshmëm që shkaktojnë diabetin e tipit 2.

Nëse ju apo një i afërmi juaj ka shqetësimet e mëposhtme:
Tharje të gojës, etje të shtuar, urinim të shpeshtë, oreks të shtuar, lodhje trupore, djersitje të shtuar, rënie të pashpjegueshme në peshë mund të bëni kontrollin e diabetit tek “Spitali Continental”.

Historia familjare

Si gjenet ashtu edhe ambienti ku jeni rritur (mënyra e ushqyerjes, aktivitetet jashtë shtëpisë, mënyra e fjetjes etj) mund të rrisin ose ulin rrezikun e zhvillimit të diabetit.

Pesha dhe shtresat dhjamore

Sa më shumë shtresa dhjamore të keni (sidomos në pjesën e barkut), aq më shumë rezistent bëhet trupi ndaj insulinës dhe hormonit që kontrollon urinë, leptina.

Mënyra e jetesës sedentare

Periudhat e gjata të qëndrimit ulur rrisin gjasat e zhvillimit të diabetit. Pse? Duke funksionuar, muskujt parandalojnë inflamacionin. Por, kur qëndroni ulur, rrallë përdorni ndonjë muskuj. Dhe, nëse nuk i vini në funksion muskujt, rrezikoheni nga zhvillimi i diabetit.

Raca

Disa raca të caktuara janë më të prirur të ndjekin dietën perëndimore se të tjerët: Hispanikët, njerëzit me ngjyrë, amerikanët dhe aziatikët janë më të rrezikuar nga zhvillimi i diabetit.

Mosha

Duke filluar nga mosha 45 vjeç, rreziku për zhvillimin e diabetit fillon të rritet. Në këtë periudhë të jetës, ju mund të keni ngrënë më shumë ëmbëlsira seç duhet dhe keni ecur shumë pak milje, prandaj aknë filluar të shfaqen efektet e kësaj mënyre të jetesës. Pensionistët gjithashtu janë më të rrezikuar të preken nga diabeti duke qenë se ata bihen shpejtë pre e dëmtimeve të mënyrës sedentare të jetesës.

Diabeti në shtatzëni

Diabeti gjatë shtatzënisë është një shenjë e parë e kësaj sëmundje: E keni në gjenetikë dhe, nëse nuk kujdeseni për mënyrën e ushqyerjes dhe të jetuar, keni më shumë gjasa që të prekeni nga diabeti.

Lindja e një fëmije në peshë të madhe

Lindja e një foshnje që peshon më shumë se 4 kg rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit me kalimin e viteve.

Prediabeti

Kur nivelet e sheqerit në gjak, që i referohen edhe si “hemoglobin A1C”, janë afër 6.0, konsiderojeni veten me rrezik.

Një grup bashkëmoshatarësh mbipeshë

Njerëzit kanë tendencën të adoptojnë zakonet e mënyrës së jetesës së atyre me të cilët qëndrojnë afër, si pjesëtarët e familjes, shoqëria dhe kolegët e punës.

Hipotiroidizmi

Tek të sëmurët me diabet vërehet zakonisht një nivel i lëkundur i TSH-së (hormoni që stimulon tiroidet) ose gjenden antitrupa kundër indeve të tiroideve. Shumë prej tyre mund të kenë edhe intolerancë ndaj glutenit.

(Lexoni – 9 numra shëndetësor që çdo grua duhet t’i dijë).

Sindorma policistike e vezores

Kjo sindromë shfaqet në vezore dhe lëkurë, megjithatë ka akoma disa veçori të diabetit. Dhe trajtimi është gjithmonë i njëjtë: përmirësimi i mënyrës së jetesës.

(Lexoni – Keni çrregullim të ciklit menstrual? Mund të vuani nga kjo sindromë).

Goditje në tru

Nëse keni përjetuar më parë një goditje në tru, gjasat për zhvillimin e diabetit rriten menjëherë.

Intolerancë ndaj glutenit

Ata që kanë intolerancë ndaj glutenit janë më të rrezikuar të preken nga diabeti.

Zakonet e këqija të fjetjes

Mungesa e gjumit shkakton shtim në peshë dhe obezitet.

Shenja të zeza përreth qafës ose tek pjesa e sqetullave

Ekziston një gjendje specifike e lëkurës e quajtur Acanthosis Nigricans, që shfaqet me njolla të errëta përreth qafës ose tek pjesa e sqetullave dhe mund të jetë shenjë paralajmëruese e diabetit. (Lexoni – Ja çfarë problemesh shëndetësore fshihen pas ndryshimeve në lëkurë), shkruan gazeta Shëndeti+.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular