Ne planin financiar duhet ta verifikoni mire buxhetin para se te investoni në një projekt për të cilin keni shpresa të mëdha. Edhe pse do dëshironi te kaloni me tepër kohe me partnerin, koha do ju mungojë plotësisht.
Demi
Me paratë duhet me shume maturi se kurrë. Situata do jete shume delikate. Me partnerin gjërat duket se po ecin mirë, por nevojitet më shumë sinqeritet nga ana juaj.
Binjaket
Ne planin financiar do keni goxha vështirësi. Menaxhojini me kujdes te ardhurat. Yjet nuk ju favorizojnë nëse bëni një gabim të pakorrigjueshëm. Në dashuri, një hap para, dy hapa mbrapa.
Gaforrja
Nëse po mendoni që të bëni një udhëtim, gjasat janë që të anullohet. Personat që nuk janë në një lidhje nuk duhet te ëndërrojnë me shume sesa duhet sepse do përballen me zhgënjime.
Luani
Mos shpenzoni për gjera pa vlere sepse mund të ndiheni keq më vonë. Një debat mund të përfundojë me prishjen e një miqësie të vjetër. Mos e ktheni kokën pas sepse në fund të ditës do të kuptoni se ajo miqësi nuk ka ekzistuar kurrë.
Virgjeresha
Duhet ende te bëni pak durim ne planin financiar. Dite mjaft pozitive dhe interesante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni për mrekulli ne krahët e partnerit tuaj dhe mund te merrni edhe vendime mbi te ardhmen.
Peshorja
Financat duhen pasur me ne vëmendje se kurrë. Nese i le pas dore do keni probleme serioze. Do përjetoni emocione te shumëfishta dhe do doni qe ato momente te mos mbaronin kurrë.
Akrepi
Për beqaret nuk priten surpriza te mëdha gjate kësaj dite. Gjithçka do jete si zakonisht. Financat do jene disi te favorshme që të mund te kryeni investimet e planifikuara.
Shigjetari
Do jete një nga ditët me te bukura në çift. Do kaloni momente pasionante dhe emocionuese me partnerin. Sa i përket parave, duhet të tregoni shumë kujdes sepse gjërat nuk po shkojnë mirë.
Bricjapi
Mundohuni te kaloni me tepër kohe me miqtë qe te mos mendoni mbi mungesën e një partneri në jetën tuaj. Ne planin financiar do e keni te nevojshme te hiqni dore nga shpenzimet e mëdha.
Ujori
Në dashuri gjërat do ju ecin mirë sot. Me paratë bëni kujdes sepse një investim që keni bërë vite më parë mund të dështojë. Një analizë e thellë mbi financat duhet në këto momente.
Peshqit
Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te stabilizohet. Konfigurimi i yjeve do jete pozitiv gjate kësaj dite dhe ju do jeni me te qarte për atë qe doni te bëni.