Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka analizuar çështjen Arben Ahmetaj ndërsa ishte I ftuar sot në “Top Story”. Ai tha se mënyra se si u “rrënua” Ahmetaj, nga një telefon blackberry të 2012-tës, është vetëm për shkak të arrogancës së tij.
Beci thotë se ish-ministri nuk i trembej ligjit, dhe prandaj edhe pse kishte bomba në atë celular, e mbante në shtëpi dhe ndihej i mbrojtur.
“Të gjesh një telefon të Black berry, që ishte që e vitit 2012, do të thotë që personi që e le në shtëpi, ka një arrogancë të theksuar karshi ligjit. Nuk do t’ia dijë, sepse ndihet i paprekshëm. Të kesh black berry që nga 2012-ta plot me bombam dhe ta lësh në banesë e mos dish nga e ke, është vetëm arrogancë karshi zbatimit të ligjit”, tha ish-prokurori i Krimeve të Rënda.