Ka dalë para gjykatës greke ditën e sotme vrasësi i 45-vjeçarit shqiptar Shpëtim Bajramit.
Ai është shoqëruar në gjykatë me pranga në duar dhe ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje, duke iu referuar edhe një thike të gjetur në banesën e tij. Para daljes në gjykatën e Selanikut, ai ka dëshmuar për ngjarjen e rëndë duke pretenduar se ishte kërcënuar nga viktima disa herë radhazi.
Autori i cili dyshohet se është nga Elbasani, është shprehur para policëve, se ai kurrë nuk kishte mbajtur armë, por e bleu një të tillë pasi ishte kërcënuar kohët e fundit nga 50-vjeçari.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 korrik, në Selanik, ku autori qëlloi me plumba në një pikë karburanti Bajrmain, pas një konflikti që kishin patur.