BallinaAktualitetItalia në KAOS! Pas trenave, grevë edhe në aeroporte, 270 mijë pasagjerë...

Italia në KAOS! Pas trenave, grevë edhe në aeroporte, 270 mijë pasagjerë kthehen mbrapsht, anulohen qindra fluturime

spot_img

Më shumë se 270 mijë pasagjerë, udhëtarë dhe turistë në Itali janë detyruar të anulojnë udhëtimet e tyre për shkak të një greve masive në aeroporte.

Sipas mediave italiane, greva e stafit tokësor në aeroporte, shërbimet e trajtimit dhe check-in filloi sot në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00.

Rreth 1,000 fluturime janë në rrezik anulimi. Shqetësimi në aeroporte do të prekë edhe Ita Airways, e cila ka anuluar 133 fluturime, ndërsa ekuipazhi teknik i linjës ajrore Malta Air do të pezullojë punën për 4 orë, nga ora 12.00 deri në orën 16.00.

Vetëm në Napoli, tashmë është shpallur anulimi i 118 fluturimeve, 59 në mbërritje dhe 59 në nisje. Në Sardenjë ka 50 fluturime të anuluara, teksa në Torino 30.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular