BallinaLifestyle“Nëse e merr vajzën do te...”- Kërcënime me jetë dhe dhunë, ç’ndodhi...

“Nëse e merr vajzën do te…”- Kërcënime me jetë dhe dhunë, ç’ndodhi në banesën e Feros dhe Arbenitës, e shkuara problematike e martesës së çiftit

spot_img
spot_img

Reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin “Fero” është dënuar nga gjykata në Gjilan me masën e sigurisë për paraburgim prej 30 ditësh, pasi u arrestua për dhunë në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku dyshohet se Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, sipas Gazetës Sinjali.

Reperi mësohet se e ka kërcënuar se “do ta vrasi nëse ia merr vajzën”. Pas dhunës së ushtruar ndaj saj, Arbenita është larguar nga banesa ku bashkëjeton me Feron dhe vajzën e tyre, dhe ka bërë denoncim në polici

Sakaq, sot ka reaguar vetë modelja Arbenita, e cila ka shpërndarë një postim në “Instastory”, ku shkruan: “Jam rikthyer”

Arbenita Ismajli dhe Fero janë rikthyer sërish në kryefjalën e mediave rozë. Dyshja, kishte ditë që përflitej se po i jepnin fund këtij raporti të komplikuar. Lajmin e kanë bërë të ditur burimet për “Prive”, të cilët shprehen se dyshja janë ndarë dhe kjo krizë mes tyre ka ndodhur prej disa javësh tashmë.

Madje dyshja nuk ndiqen më as në rrjetet sociale. Dhe pse nuk dihen arsyet që dërguan çiftin në prishjen e marrëdhënies së tyre, kjo nuk është hera e parë që ata pësojnë ulje-ngritje në lidhjen e tyre. Kjo gjë vihej re nga deklaratat e dyshes nëpër rrjetet e tyre sociale, ku nuk mungonin thumbimet për njëri-tjetrin

Dhe pse deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ish-çiftit, fansave nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presin. Kujtojmë se këngëtari dhe modelja janë prindër të nja vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Nina. Dyshja u martuan në fshehtësi me një ceremoni të vogël gjatë kohës që modelja ishte shtatzënë

Disa muaj më parë Fero Fera dhe partnerja e tij Arbenita ismajli u përfolën se kaluan një krizë në marrëdhënien e tyre. Kjo për faktin se dyshja nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Por përveç kësaj, modelja postoi gjatë asaj kohe një video në “Tik Tok” ku tregoi se ka marrë një mesazh nga Neymar në “Instagram”-in e saj dhe fansat e reperit menduan se shkak i ndarjes së tyre ishte futbollisti i njohur

Neymar i kishte dërguar bukuroshes një “emoji” me fytyrë me zemra më 16 nëntor në orën 22:44 të pasdites dhe në mesazhet duket se modelja ia ka lënë “seen” sportistit.

Mirëpo, asgjë nga këto thashetheme nuk rezultuan të vërteta dhe për të sqaruar të gjitha aludimet, Fero ka publikuar së fundmi një video në “InstaStory” ku në dorë ka telefonin e partneres së tij dhe gjatë kësaj kohe ai hyn në “Instagram”-in e saj dhe tregon për ndjekësit mesazhin që Neymar i ka dërguar bukuroshes.

Reperi tregoi plot krenari se Arbenita ishte treguar besnike ndaj tij ku kjo e fundit as që ia ka hapur mesazhin që futbollisti i ka dërguar vitin e kaluar. Megjithatë dhuna e ushtruar ditët e fundit ndaj partneres së tij, i ka sjellë fundin me gjasa njëherë e mirë kësaj martese.

Aktualisht, Arbenita ka marrë vajzën e saj dhe është larguar nga shtëpia ku jetonte me bashkëshortin e saj. Nga ana tjetër, Fero po përballet me akuza të rënda, ku edhe do të qëndrojë për të paktën 30 ditë në burg.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular