BallinaEkonomiOTP Bank Albania fiton çmimin Euromoney 2023 si ‘Banka më e mirë...

OTP Bank Albania fiton çmimin Euromoney 2023 si ‘Banka më e mirë në Shqipëri’ për të katërtin vit radhazi, duke forcuar pozicionin e saj si një institucion financiar lider në treg

spot_img
spot_img

Në një shfaqje të ekselencës dhe përkushtimit ndaj klientëve të saj, OTP Bank Albania është kurorëzuar fituesja e çmimit prestigjioz Euromoney 2023 si “Banka më e mirë në Shqipëri” për të katërtin vit radhazi.

Kjo arritje e forcon statusin e OTP Bank Albania si një institucion financiar lider në vend, i njohur për shërbimin cilësor, zgjidhjet inovative dhe përkushtimin ndaj klientëve të saj.

Suksesi i vazhdueshëm i OTP Bank Albania në drejtimin e CEO së Bankës z. Bledar Shella, prej 4 vitesh tashmë shërben si një dëshmi e zhvillimit të vazhdueshëm dhe aftësisë së saj për të përmbushur nevojat gjithnjë në rritje të klientëve të saj.

Ky vlerësim i fundit nga Euromoney, një botim i njohur financiar botëror, thekson performancën e shëndetshme dhe në rritje të bankës përtej efektit të blerjës së një banke tjetër, duke sjellë në vëmendje punën e mirë të bankës në mënyre organike.

Në fjalën e tij publike z. Shella, CEO i OTP Albania ndau me ndjekësit emocionin e marrjes së këtij çmimi, çmim që ia dedikon punonjësve dhe klientëve të bankës: “Ky moment meriton kremtim dhe mirënjohje! Kemi punuar fort, jemi fokusuar, kemi duruar dhe arritëm dhe të performojmë në biznes përgjatë gjithë kohës. Ky është momenti për të gjithë njerëzit e OTP Albania Bank të admirojnë veten dhe të shijojnë suksesin!”.

Çmimet e Euromoney për Ekselencën konsiderohen gjerësisht si vlerësimet ndër më prestigjiozet në industrinë globale bankare.

Çdo vit, Euromoney vlerëson dhe njeh bankat dhe institucionet financiare nga e gjithë bota për arritjet dhe kontributet e tyre në këtë fushë.

Fitimi i këtij çmimi të çmuar për katër vite radhazi është një dëshmi e historisë së suksesshme të OTP Bank Albania.

Për këtë aspekt vetë Euromoney është shprehur se “Të dhënat e përfitueshmërisë së Bankës OTP Albania ishin të mira dhe para shkrirjes së bankave. Fitimi Net i saj më vete arriti $30.7 million në 2022, një rritje prej 61% këtë vit, raportin të ardhura/shpenzime në 44% dhe kthimin në kapital prej 27.5%”.

OTP Bank Albania ka demonstruar vazhdimisht angazhimin e saj për të ofruar zgjidhje financiare gjithëpërfshirëse të përshtatura për nevojat e klientëve të saj. Me fokus në kënaqësinë e klientit, banka ka prezantuar në vazhdimësi produkte dhe shërbime inovative që fuqizojnë individët, bizneset dhe organizatat për të arritur qëllimet e tyre financiare.

Për më tepër, OTP Bank Albania, si pjesë e Grupit OTP i cili është lider në Evropën Qëndrore dhe Lindore duke qenë i pranishëm në 12 shtete, udhëhiqet nga mendësia e rritjes.

Fitimi i çmimit Euromoney për të katërtin vit radhazi është një arritje e domethënëse për OTP Bank Albania sidomos në këtë peridhe ndryshimet madhore drejt përmiresimit. /noa.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular