BallinaKronike“Gërdeci”/ Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në GJKKO,...

“Gërdeci”/ Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në GJKKO, seanca shtyhet më 8 shtator. Avokati: Kemi indicie se shpërthimi nuk ishte aksident

spot_img

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kërkon të heqë dorë nga gjykimi i shkurtuar në GJKKO për çështjen “Gërdeci”. Gjykata e Posaçme nuk u shpreh sot, pasi kërkesën duhet ta bëjë vetë i pandehuri, ose të ketë prokurë të posaçme për avokatët për këtë kërkesë. Për këtë arsye seanca u shty më 8 shtator.

Avokati i tij Ardian Visha deklaroi se do të pyeten si dëshmitarë persona në SHBA, Angli dhe Itali dhe se ka indicie se shpërthimi nuk ishte aksident. “Ne nuk besojmë se shpërthimi ishte aksident. Kemi indicie për zjarrvënie të qëllimshme në fabrikën e demontimit”, tha Visha.

Avokati i familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit Dorian Matlia i kërkoi prokurorisë të vlerësojë situatën, duke kujtuar arratisjen e ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, ose ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në gjykimin e zakonshëm, avokatët thanë se do të kërkojnë pyetjen e dëshmitarëve që nuk janë pyetur me herët. Po ashtu edhe pyetjen e të pandehurve për të cilët ka përfunduar gjykimi dhe kryerjen e një akt-ekspertimi të ri për shkakun e shpërthimit të fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec. Kujtojmë se 109 persona të plagosur dhe familjarë të viktimave kanë sjellë dokumente përfaqësimi në Gjykatë dhe SPAK do të verifikojë nëse janë të dëmtuar nga vepra penale apo jo.

Në total gjykata kishte mbi 290 persona. Seanca e datës 23 qershor u shty për shkak të prokurave të personave të dëmtuar, që sipas gjykatës janë të viteve të ndryshme dhe se duheshin të rinovuara. Ish-ministri Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular