Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim më 25 korrik kërkesën e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur për bashkinë e Himarës por jo të betuar.
Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit. Më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj teksa mbahej në paraburgim.
Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet se kishte ofruar para për vota në favor të tij. Hetimet nisën pas sinjalizimeve të marra nga policia dhe denoncimit në Prokurorinë e Vlorës të një qytetari nga Himara.