Një 75-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Pishaj në shtratin e lumit Devoll.
Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku bëhet me dije se 75-vjeçari Q.Z., dyshohet se është mbytur në lumë, ndërsa nga kqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Më herët djali i tij kishte denoncuar largimin e tij nga banesa, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Gramsh/ Informacion paraprak
Më datë 19.07.2023, në fshatin Pishaj, në shtratin e lumit Devoll, është gjetur i pa jetë, shtetasi Q. Z., 75 vjeç, banues në Gramsh, i cili dyshohet se është mbytyr në lumë. Nga kqyrja paraprake e trupit të 75-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Për këtë shtetas, më datë 17.07.2023, ka bërë kallëzim në Polici, djali i tij shtetasi L. Z., 43 vjeç, ku ka deklaruar se është larguar nga banesa babi i tij dhe nuk është kthyer më. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.