Zbardhen emrat e viktimave të aksidentit të djeshëm në Greqi ku humbën jetën pesë persona me origjinë shqiptare.
Sipas mediave bëhet fjalë: për shoferin, Besim Muçaj 55 vjeç, Ilir Daci 50-vjeç, Ergin Peposhi, 19 vjeç, Ardit Peposhi, 16-vjeç dhe Gazment Brahaj, 47-vjeç.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në kilometrin e 87-të të rrugës nacionale Follorinë-Selanik, ku në rrethana ende të paqarta, një automjet është përplasur kokë më kokë me një kamion, për pasojë kanë humbur jetën të pesë personat që udhëtonin në mjet.