Një 13 vjeçar është gjendur pa shenja jete në Babrru, në garazhin e banesës.
Mësohet se i mituri është gjetur pa shenja jete nga familjarë, ku dyshimet se vdekja mund të jetë shkaktua nga asfiksia.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.