Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku një automjet ka përplasur një shtetase 60-vjeçare në vijat e bardha në Rrugën e Dibrës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se 60-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.07.2023, në Rrugën e Dibrës, shtetasja, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, shtetasen 60 vjeçe.
Si pasojë 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.