BallinaKryesoreOrjola Pampuri: Sudentet e mjekësisë, dhe asnjë profesionist tjetër nuk mund të...

Orjola Pampuri: Sudentet e mjekësisë, dhe asnjë profesionist tjetër nuk mund të mbahen me metoda detyruese

spot_img
spot_img

Deputeja e PD Orjola Pampuri, ka reaguar për vendimin e qeverisë për vendimin e qeverisë për mbajtjen e diplomës për studentët e mjeksësisë

Pampuri e quan këtë vendim të padrejtë dhe shkruan se asnjë student i mjekësisë apo dhe i profesioneve të tjera nuk mund të mbahet me metoda detyruese.

Postimi 

Studentet e mjekesise, dhe asnje profesionist tjeter nuk mund te mbahen me metoda detyruese, te punojne ne vendin ku kane kryer studimet. Ka mekanizma te tjere si motivimi, pagat, kushtet e punes, meritokracia, keto instrumenta te konsultuara mire mes profesionistesh, mund te permiresojne situaten.
Metodat detyruese na cojne prapa ne kohe, atehere kur partia te detyronte te pranoje nje realitet te papranueshem, pa te ofruar nje alternative tjeter.
Skenat ku zgjidhja, argumenti e alternativa, zevendesohen me aktrim, apo populizem, jane te teperta e nuk ofrojne zgjidhje, pervecse protagonizmit te disa aktoreve, per te lare duart si ponc pilati.
Studentet e mjekesise, kane nevoje per zgjidhje, dhe zgjidhja e vetme vjen vetem nga permbysja ekesaj politike te kalbur e te korruptuar, zgjidhja e vetme vjen nga argumenti dhe alternativa e poltikaneve te pakorruptuar.

Premtimi qe u duhet bere atyre studenteve dhe te rinjve shqiptare eshte, angazhimi i secilit prej nesh, per te larguar nje here e me pare kete klase politike te korruptuar qe po mban peng fatet e ketij vendi, po shet deshtimin per sukses, dhe po pasurohwt cdo dite ne kurriz te njerezve te ndershem.
Projektligji per gjoja trajtim te vecante per studentet e mjekesise, eshte jo vetëm jokushtetues por mbi të gjithe jashtë cdolloji logjike proceduriale.
Projektligji nuk ka patur asnjë lloji konsultimi me studentët.

Një ligj i cili pa diskutim nuk e permireson sistemin shëndetësor.
Një ligj, i perdorur si instrument per ti mbajtur neser ata si mjeke te kontribuojne ne vendin e tyre, por qe ne fakt do te beje te kunderten, do t’i nxise studentet e mjekesise te studiojne jashte vendit, apo ne universitete private.
Një projektligj I shkruar me shumë gabime dhe me shumë paqartësi për vetë propozuesit, kjo ndoshta dhe nga nxitimi per ta miratuar, per ta bere fakt, apo nga fakti qe nuk arriti te kishte konsultime me pare, me te gjithe ekspertet, apo grupet e interesit, pa ngjyrime politike.

Ministria e Arsimti nuk iu përgjigj thuajse asnjë pyetje të ngritur nga studentët.

Po për cfarë ky nxitim?

Pas 10 vitesh, ku kjo maxhorancë është përgjegjëse për largimin e qindra mijëra qytetarëve, largimin e mbi 3 mijë mjekëve, e më shumë infermier e punonjës të tjerë të sistemit shëndetesor, sjell një ligj i cili nuk mundet kurrsesi të frenojë ikjen te mjekeve, ne vend qe te pakten te hartonte politikia e strategji per motivimin, krijimin e kushteve te punes dhe trajtimin me dinjitet te mjekeve, po i detyron duke i mbajtur peng për 5 vite me rradhë diplomën e tyre, djersën e tyre, atë që për 6 vite e më shumë kanë investuar e harxhuar kohën e tyre për ta arritur, me justifikimin absurd qe t’i sherbejne vendit te tyre.
Është krejtësisht i papranueshem ky projektligj pasi po vë në rrezik të ardhmen e studnetëve, brezit të ri, studentë të ekselencës që të rimendojnë për të vazhduar studimet e tyre në Shqipëri.
Qeveria pretendon se me këtë projektligj do të ndalojë ikjen e studentëve që mbarojnë studimet në Shqipëri, por qeveria nuk e di, sepse ska ekspertizë se cilët mjekë largohen.

Sipas hulumtimeve, sot largohen mjekë në mesin e karrierës së tyre, dhe jo mjekë që sapo kanë mbaruar studimet universitare. Mestarisht mjekët e moshës 33-36 vjec janë më të prirur të largohen nga vendi. Kjo dëshmon dy të vërteta të pamohueshme:

1. Së pari, studentët e mjekësisë që mbarojnë studimet pavarësisht sfidave, kushteve jo të përshtatshm ne auditore pa logjistikë, të detyruar të ulen nëpër shkallë, pa libra bashkëkohore, por me botimet më të fundit të para 20 vitesh, pa laboratore, dhe pa një praktikë ushtrimi profesioni të përshtatshme, pasi mbraojnë shkollën me plot sakrifica, zgjedhin të punojnë në këtë sistem shëndetësor.

2. Së dyti, mjekut shqiptar që nis punën sot, I ofrohen katër mure, një bllok dhe një stilolaps. Po cfarë dhe si mund ta ushtrojë ai këtë profesion, këtë betim të hipokratit, kur nuk ka kushtet më minimale; ku ka pagën e trajtimin financiar më të ulët krahasuar e vendet e rajonit; ku i rrezikohet edhe jeta. Kushte pune të papërshtashme, medikamente dhe stimuj të pamjaftueshëm.Pse duhet vallë ata të sakrifikojnë aq shumë për këtë vend kur qeveritarët pasurohen me taksat e qytetarëve, duke abuzuar qindra milionë euro, në PPP e koncesione jo transparente dhe korruptive.

Pavarësisht makutërisë së qeverisë, tashmë ky projektligj që do të votohet në parlament do të mbetet në dorën e deputetëve pavarësisht se janë të opozitës dhe mazhorances. Nëse do të votojnë për miratimin e tij, do ti mbetet përjetë një njollë në koshiencë se po i mbajnë peng të ardhmen e fëmijëve të tyre, brezit të ri, mjekëve të ardhshëm, ata për të cilët cdokush nga ne do të ketë nevojë nesër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular