BallinaAktualitetSot dita më e nxehtë e javës, temperaturat do të shkojnë deri...

Sot dita më e nxehtë e javës, temperaturat do të shkojnë deri në…

spot_img
spot_img

Dita e enjte do të shënojë edhe kulmin e valëvë të nxehtit afrikan në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 42 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike; mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit.

Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Shkodër ku termometri do të ngjitet deri në 43 gradë C.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 42°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Masat ajrore të thata dhe të nxehta do të karakterizojnë kushtet e motit edhe në Republikën e Kosovës ku orët e paradites do të jenë me diell dhe temperatura shumë të larta. Ndërsa gjatë pasdites. Pritet kalim i vranësirave të pakta në territor ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parametri i Erës nuk do të jetë problematik ndërsa temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 38°C.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxhetë gjatë gjithë 24 orëshit por orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të Republikës së MV por nuk priten reshje Parashikohet që mbrëmja dhe nata të largojnë gradualisht vranësirat duke ri-kthyer moti e kthjellët në të gjithë territorin e MV. Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm duke shënuar vlerën 40 gradë C në qytetin e Shkupit.

Europa

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, paraqitet pjesa më e madhe e kontinentit Europian ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Konkretisht në rajonin e Mesdheut, Gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e Egjeut ku priten vlera mbi 40 gradë C, kjo si pasojë e valëve të nxehtit Afrikan.

Ndërsa zhvillimi i një qëndre ciklonare në Veri – Veriperëndim të Europës do të sjellë vranësira dhe shira intensivë ku herë pas here do të jenë në formë shtërngate përkatësisht në: gadishulli Skandinav, rajonin e Balltikut, ishujt Britanikë si edhe disa zona të izoluara në Qender të Europës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular