Kënaqësi të takoja Përparim Laçin e të vizitoja bujtinën e tij autentike ku na ofroi mikpritje të veçantë.
Përparim Laçi një sipërmarrës dhe alpinist i apasionuar i turizmit malor, që ka ditur të ngjisë majat e thepisura të sipërmarrjes me të njëjtën këmbëngulje si Everestin dhe malet shqiptare, na tregoi me pasion dhe krenari për bukuritë natyrore të zonës së Pukës.
Me punë e përkushtim të madh ka ndërtuar edhe pistë skish e poligon duke e bërë tërheqëse Pukën për çdo stinë. Të shumtë janë miqtë e huaj dhe vendas që kanë provuar mikpritjen e mrekullueshme dhe janë mahnitur me bukuritë e rralla që ofron Puka.