Janë identifikuar 4 persona të që u mbytën pasditen e sotme në liqeni ne Banjës në Gramsh.
Mësohet se viktimat janë Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu. Gjithashtu dyshohet të jetë mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç.
Sipas familjarëve ato janë futur për t’u larë por nuk kanë dalë më, ndërsa palumbarët e Reneas janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të tyre. Buzë liqenit policia thotë se gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e tyre të trupit.