BallinaAktualitetPolicia nis kërkimet për Arben Ahmetajn! Kontrolle në disa banesa të tij...

Policia nis kërkimet për Arben Ahmetajn! Kontrolle në disa banesa të tij dhe të familjarëve

spot_img

Prej ditës së djeshme, kur edhe Gjykata i tha “Po” SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt,  Policia e Shtetit ka nisur kërkimet për ish-zv.kryeministrin .

Burimet te startnews bëjnë të ditur se drejtoria kundër krimit ekonomik ka nisur kontrollet në disa banesa të Ahmetajt për ta gjetur atë fizikisht.

Kërkime janë bërë edhe në banesat e familjarëve të Ahmetajt. Kërkimet do të vazhdojnë deri sa të krijohet bindja që Ahmetaj nuk ndodhet në territorin shqiptarë.

Shpërndarja e urdhër arrestit në strukturat e policisë erdhi pasi Gjykata e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, miratoi kërkesën e prokurorisë për masën arrest në burg në mungesë për ish-zyrtarin e lartë.

Edhe pse avokatët e Ahmetajt kanë pretenduar se ky i fundit ndodhet në Britaninë e Madhe, strukturat e policisë mësohet se po kërkojnë brenda vendit për ekzekutimin e masës së vendosur në mungesë nga gjykata, sipas procedurës.

Krahas kërkesës drejtuar gjykatës për masën me burg, SPAK mësohet se i kishte kërkuar policisë paraprakisht informacion për vendndodhjen e Arben Ahmetajt, gjë e cila është vënë në dispozicion nga ana e policisë së shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular