Për dy ore nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka dëshmuar para prokurorëv të SPAK. Në një deklaratë shkurt për mediat, Vasili u shpreh se iu përgjigj disa pyetjeve të prokurorëve, që siç tha ai kishin interes per ata.
Vasili nuk dha detaje nëse u pyet për çështjen e lobimit.
“U thirra si person në dijeni. Kishin nja dy tra pyetje për t’u informuar dhe i informova. Për çështje që kishin interes ata. Pyesni SPAK-un.”- u tha Vasili gazetareve.
Burimet bëjnë të ditur se numri dy i Partisë së Lirisë, ishte thirrur për çështjen e lobimit të LSI-së.
Pagesat përfshijnë tarifën mujore fikse prej 30,000 USD për kompaninë amerikane si dhe rimbursim të shpenzimeve, që kjo e fundit ka bërë gjatë përfaqësimit të interesave të liderëve të LSI-së pranë kongresit të SHBA-ve dhe administratës amerikane.