Një tjetër vdekje është shkaktuar ditën e sotme nga moti i nxehtë. Mësohet se në Lezhë, në plazhin e Tales, një 52-vjeçar ka ndërruar jetë sapo ka rënë në kontakt me ujin. Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë.
Kujtojmë se para pak minutash një rast i ngjashëm u regjistrua në Durrës, ku ndërroi jetë një 68-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Në plazhin e Tales, shtetasi B.Xh, rreth 52 vjeç, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë. Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit.