Minutat e para ishin mjaft të qeta, me të dy skuadrat që preferuan të qëndrojnë në prapavijë. Episodi më i rëndësishëm i pjesës së parë erdhi në minutë ne 28-të, kur bardheblutë kaluan në avantazh pas një të djathte në zonë të Regi Lushkjas.

Bardheblutë provuan të mbyllnin llogaritë që në minutën e 45-të me Hasanin, por goditja fantastike e tij gjen përgjigjen e portierit Anton Chichkan

Vendasit nga Gjeorgjia zgjohen në pjesën e dytë dhe i shkojnë shumë afër barazimit, vetëm shtylla ndali Zaria-n (65’). Georgiy Tsitaishvili vendosi në provë portierin Selmani, me këtë të fundit që tregoi reflekset e tij.

Ekipi i drejtuar nga Orges Shehi realizoi golin e qetësisë me Deliun, në minutën e 79-të, duke ndezur kështu festën te Tirana. Tornike Kapanadze ngushtoi shifrat në limite, por nuk kishte më kohë, pasi fati i takimit ishte vendosur tashmë.