Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik në fshatin Fortuzaj në Tiranë që i mori jetën dy të rinjve, Denis Çali dhe Brusild Gjyla.
Dyshohet se të rinjtë nuk e njihnin mirë rrugën, ndërsa për shkak edhe të mungesës së ndriçimit dhe zonës së thellë, nuk e kanë parë kthesën dhe kanë rënë në humnerë me mjetin e tyre ‘Range Rover’. Gazetari i Panorama TV, Ervin Leka raporton se një prej viktimave, Denis Çali kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, pasi ishte emigrant në Itali.