Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani ka mundësinë që sezonin e ardhshëm të bëhet pjesë e Serisë A dhe t’i shtohet legjionarëve të tjerë që aktivizohen në Itali.
Ai aktivizohet në Skoci te Aberdin, aty ku është shndërruar në një element thelbësor për skuadrën. “Sky Sport” raporton se klubi i Leçes ka nisur nga puna për të nënshkruar me 27-vjeçarin.
Ata janë të gatshëm shpenzojnë deri në 1 milionë euro për shërbimet e Ramadanit.
Tashmë oferta është në tryezën e drejtuesve të klubit skocez, të cilët kanë marrë kohën e tyre para se të kthejnë një përgjigje zyrtare.
PANORAMASPORT.AL