BallinaAktualitetTensionet mes Oltës dhe Luizit, kasti i aktorëve zgjedh t’i injorojë, deklaratat...

Tensionet mes Oltës dhe Luizit, kasti i aktorëve zgjedh t’i injorojë, deklaratat nga sheshi i xhirimeve

Në muajin tetor, pritet të shfaqet në kinema filmi i shumëpritur, “Në kuadër të dashurisë”. Protagonistët Olta dhe Luiz do të jenë në një romancëkomedi, megjithatë një sërë emrash profesionistësh i janë bashkuar kastitjet e filmit.

Teksa xhirimet kanë përfunduar, në një intervistë, aktorët kanë zbuluar se si ka qenë për ta të punonin me njëri-tjetrin dhe marrëdhëniet e krijuara mes aktorëve kryesorë në sheshxhirim.

“Marrëdhënia më e freskët ishte me parterin e Oltës, në këtë rast me Luizin, sigurisht ishte një njohje e re për mua pasi nuk e njihja më parë, por me natyrën e tij dhe plotshmërinë që ka si djalë, është krejtësisht i çlirët, i komunikueshëm, i këndshëm dhe sheshxhirimin e bënte me të vërtetë më të këndshëm. Kështu që me çiftin kryesor të filmit, që shoqëron të gjithë komedinë, them se ka qenë një marrëdhënie e këndshme dhe shumë profesionale. Mendoj që edhe vetë ata të dy, unë nuk kam pasur asnjë dilemë, pasi Olta është në habitatin e vet, është aktore me eksperiencën e saj, kurse te Luizi nuk kam pasur dyshime, sepse me aq sa unë kam parë dhe kam qenë prezent me programin e ‘Big Brother’ kam krijuar idenë për natyrën e tij që do të ishte në sheshxhirim i pakompleksuar dhe pa asnjë lloj bezdie nga kamerat, në marrëdhënie me partnerin e dialogun.

Madje, më bëri përshtypje se vinte i përgatitur. Sigurisht, duke pasur edhe atë kundërshtinë dhe kompleksin e ëmbël të grindjeve, që ndonjëherë përkonte edhe me marrëdhënien e tyre në jetën e përditshme, ishte me të vërtetë e veçantë edhe një ndjesi të mirë të gjithë vijueshmërisë së binomit që shoqëron filmin. Kam përshtypjen se këtë lloj ndjesie pozitive e krijoi edhe vetë çiltërsia e Sarës. Unë nuk e njihja më parë Sarën nga afër, por si vajza e dytë imja, më krijoi atë ndjesinë e mirë të vajzës së vogël që në përgjithësi fëmija i vogël bëhet për babain shumë e këndshme dhe më e ëmbël. Këtë marrëdhënie pata edhe në film me Sarën dhe bashkë me partnerin e saj, kam përshtypjen se do t’i japin një freski tjetër dhe anën e plotë komedisë. Është mëse e vërtetë. Më kanë dhënë një vërtetësi në marrëdhënie. Ajo që ishte jashtë, ajo edhe transmetohej para kamerës”, u shpreh Ndriçim Xhepa.

Ndërkohë që detaje nga sheshxhirimi ka ndarë edhe Roerd Toçe.

“Bashkëpunimi me Sarën ka qenë një partneritet shumë i mirë. Kemi krijuar një shoqëri shumë të mirë. Fjala ‘shok’ është gjëja më e bukur që mund të shpjegohet. Kemi punuar shumë. Ajo është përpjekur shumë që të punojë si aktore. Kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë në prova dhe në procesin kur mësonim tekstin, por edhe me pyetjet e përgjigjet që bënim me njëri-tjetrin. Kemi dalë gjithmonë mirë si në prova, si në set. Dhe gjithmonë sigurohemi me njëri-tjetrin që a ishim mirë apo jo”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Luizi ka rrëfyer për përjetimet e tij si aktor. Teksa në këtë film është protagonist me Olta Gixharin, fituesi i “Big Brother” ka pasur vlerësimet maksimale për Ndriçim Xhepën dhe jo partneren e tij në film.

“Eksperiencën time e parë mund ta them vetëm me dy fjalë: momenti kur jam veshur për herë të parë për skenën e parë dhe jam ulur në tavolinë dhe kisha skenarin para, kisha emocione. Por më besoni, kur kam parë që ka hyrë i madhi Ndriçim Xhepa dhe më është ulur përballë dhe skenën e parë, dialogun e parë e kam pasur pikërisht me Ndriçimin, ishte emocion i jashtëzakonshëm. E kam thënë që është ikona e kinematografisë shqiptare dhe të ulem unë përballë dhe të interpretoj me të, është diçka e jashtëzakonshme. Ndriçimi ka qenë pika ime më e fortë dhe referuese dhe për këtë jam mirënjohës gjithë jetën”, ka zbuluar ai.

Edhe partnerja e Ledrit, Sara Hoxha ka zbuluar ndjesitë e saj në një sheshxhirim për herë të parë.

“Unë kur kam qenë e vogël e kam pasur ëndërr të bëhem aktore. Nuk e kisha menduar kurrë që unë të bëhesha aktore ndonjëherë në Shqipëri. Gjithmonë ëndërroja Hollywood-in. Kam kërkuar shpesh herë shkolla aktrimi në Los Angelos. Nuk u realizua kurrë si gjë. Me pak fjalë më është plotësuar një ëndërr”.

Teksa Zamira Kita ka preferuar që të përqëndrohet vetëm tek Luizi në rol, duke mos ndarë detaje të tjera nga marrëdhënia mes aktorëve gjatë xhirimeve.

“Unë jam një vjehërr që jo se nuk e do këtë dhëndrin, unë e kam pranuar sepse e do vajza. Por personazhi im ka disa rezerva ndaj këtij dhëndri. Mendon se nuk ka nivelin e kësaj familje korçare dhe i jep ndonjëherë urdhra. Bëhet pak më kompetente se sa duhet në marrëdhënien me dhëndrin dhe familjen e tij. Por në fakt, e ka pranuar, e do dhe e respekton. Kur dalin në një ambient për të pirë diçka, i thotë ‘çohu e këndo se këndon shumë bukur’. Ajo do që të mburret me dhëndrin që di të këndojë bukur, t’u mburret korçarëve”. E në fakt, asnjëri prej tyre, përfshi edhe vetë Luizin nuk ka ndaluar tek raportet e tensionuara që kanë qenë gjatë xhirimeve. Konkretisht, vetë Luizi nuk ka asnjë kontakt as me Dean e aq më pak me Oltën. Ashtu si edhe para pak ditësh raportuam, të shumta kanë qenë momentet e tensionit mes tyre në sheshxhirim, megjithatë asnjëri prej aktorëve nuk e ka pranuar këtë fakt, duke u përpjekur të distancohet nga inate dhe debate personale. Kasti i aktorëve profesionisht kanë ndaluar vetëm tek filmi dhe detajet rreth subjektit, duke anashkaluar atë çfarë ka ndodhur. Nga ajo që kemi mundur të mësojmë është që në rrafshin personal, Olta dhe Luizi praktikisht nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin.

Madje, dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”, si për t’i vënë vulën këtij raporti. Dëshmitarët e këtyre problemeve mes tyre kanë rrëfyer se Olta shpesh herë ka debatuar me Luizin edhe për nivelin e tij në aktrim, duke pasur disa kërkesa më shumë ndaj tij, por edhe ndaj stafit. Natyrisht që përplasjet jo në të gjitha rastet kanë nisur vetëm nga Olta, pasi dëshmitarët, kanë zbuluar se shpesh ka qenë Luizi ai që ka pasur momente acarimi me kolegen e tij në film.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular