BallinaAktualitetTragjedia me 4 të mbytur në Gramsh, shefi i zjarrfikëses: Në liqen...

Tragjedia me 4 të mbytur në Gramsh, shefi i zjarrfikëses: Në liqen ka gropa të mëdha, personat nuk kanë ditur not

Shefi i Zjarrfikëses në Gramsh ka treguar detaje në lidhje me mbytjen e 4 personave në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Në një deklaratë për mediat, Ilir Llapushi tha se në liqen ka gropa që janë hapur në kohën kur u ndërtua HEC-i, ndërsa për ata që nuk dinë not është shumë e vështirë për të dalë.

“Ngjarja është e rëndë. Babai me dy djemtë e vetë kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari dhe kanë shkuar me radhë të shpëtojnë njëri-tjetrin, dhe djali i ri. Asnjë prej tyre nuk ka ditur not. Ka pasur disa gropa që janë bërë gjatë kohës kur u bë Hec-i i Banjës. Ato gropa kur futesh menjëherë të zhysin dhe ata kur janë larë, kanë përfunduar në këto gropa dhe duke mos ditur not kanë mbytur njëri-tjetrin. Liqeni është i thellë i gjithë. Dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not. Ne si shërbim zjarrfikëse kemi qenë këtu dhe dje. Sot nuk erdhëm, qëlloi shumë keq që nuk ishim. Nuk ka nevojë për roje, këtu nuk lahet njeri tjetër. Këtu janë larë, por nuk lahet njeri. Një njeri që nuk di not, nuk duhet të futet për t’u larë, absolutisht jo.”, tha ai.

Pas 90 minutash kërkime, katër viktimat; Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipi, Melsi Zogu, 20 vjeç, u nxorën të pajetë nga liqeni me ndihmën e palombarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular