Aksident në Fushë-Milot, 21-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe përplas 2 këmbësore

0
118

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Milot, ku një 21-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur 2 këmbësore.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se të plagosurat janë shoqëruar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Tiranë – Milot, në zonën e quajtur Fushë Milot, shtetasi E. M. 21 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin  e mjetit me të cilin po lëvizte duke dalë nga rruga.

Për pasojë, në momentin e daljes nga rruga, ka përplasur dy shtetase këmbësore që kanë qenë në anë të rrugës, të cilat janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

21-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.