Edison Memolla, kryetari i ri i bashkisë së Rrogozhinës. Ja si u ndanë votat mes dy kandidatëve

0
317

Edison Memolla, kandidati i Partisë Socialiste, duket se do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Rrogozhinës, pasi në zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut ka arritur të mundë rivalin e tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha.

Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ, Memolla ka marrë 6658 vota ose 57.58  % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha ka marrë 4906 vota ose 42.42 %.

Memolla ka fituar me nje diference prej 1752 votash ndaj rivalit te tij demokrat.

Ditën e djeshme në bashkinë e Rrogozhinës u përsëritën zgjedhjet për kryetar bashkie. Qytetarët iu drejtuan sërish kutive të votimit pas vendimit të Kolegjit që i shpalli zgjedhjet e 14 majit të pavlefshme.

Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të Partisë Socialiste në pushtet, Edison Memolla.

Ajo që ishte risi e këtyre zgjedhjeve ishte pjesëmarrja më e lartë e votuesve në krahasim me 14 majin.