Një aksident tragjik, mbrëmjen e djeshme, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare, Gerti Hoxha, një prej operatorëve të një emisioni investigativ në Shqipëri.
Lajmin e hidhur e ka ndarë në rrjetet sociale bashkëshortja e tij, e cila me zemër të thyer tregon për largimin nga jeta të parakohshëm të Gerti Hoxhës.
“Me hidhërove shpirtin, më ke keputur zemer, s’mund ta besoj që më le të vetme mua dhe gocat, është e padrejtë.
Me hidhërim të thellë lajmëroj miqtë, të afërmit që Gerti ka ndërruar jetë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Baba i dy fëmijëve, Gerti Hoxha punoi prej më shumë se 20 vjetësh në media si Top Channel dhe Tv Klan.