Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Indrit Sefa, ka reaguar pasi kryesia e PD vendosir që vula e partisë të përdoret prej tij, duke ja hequr këtë të drejtë Gazment Bardhit.
Përmes një reagimi, Sefa është shprehur se kërkesa e 7 deputetëve të PD-së për ndalimin e procesit zgjedhor, është antistatutore.
Ai tha gjithashtu se çdo përpjekje për t’u bërë paterica e Sali Berishës është oksigjen për kryeministrin Edi Rama.
Deklarata e Indrit Sefës:
Pasi u njohëm me deklaratën e 7 deputetëve që kërkojnë bllokimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD, me keqardhje konstatoj se kërkesa e tyre është antistatuore.
U kujtoj deputetëve, se Anëtarët e Këshillit Kombëtar dhe vetë Këshilli Kombëtar, shprehen vetëm me vendime. Pretendimi për konstatim të vullnetit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar jashtë instrumenteve statutore të Mbledhjes së Këshillit Kombëtar, është në kundërshtim me dispozitat e Statutit.
– Anëtar legitim i Këshillit Kombëtar është:
Çdo person që gëzon cilësitë e anëtarit të Partisë Demokratike. Asnjë person që
militon në një grupim tjetër politik, bën fushatë për kandidatë të ndryshëm nga ata të Partisë Demokratike apo për subjekte të
ndryshme nga Partia Demokratike, nuk është më Anëtar i saj e për pasojë as Anëtar i forumeve.
E bëj këtë sqarim për t’i kujtuar deputetëve se ndoshta rastësisht kanë harruar që në grupin më sipër bëjnë pjesë dhe personat që militojnë me Foltoren dhe Sali Berishën.
Njeriu që për interesat e tij personale, prej më shumë se dy vitesh po përdor gjithçka për të penguar PD-në në rrugëtimin normal të saj.
Të interesuarve direkt për t’i shërbyer Sali Berishës dhe interesave të tij, u kujtoj gjithashtu se në bazë të statutit, Sekretari i Përgjithshëm ka kompetenca
vetëm për organzimin e brendshëm të Partisë e në asnjë rast për përfaqësimin e saj në raport me të tretët. Sekretari i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të thërrasë mbledhjen e KëshillitKombëtar. Këtë të drejtë e ka vetëm :
1- Kryesia
2- Kryetari
Në zgjedhjet e brendshme në Parti, Sekretari i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë statutore.
I ftoj dhe njëherë demokratët të bëhen pjesë aktive e riorganizimit sa më të shpejtë, si mënyra e vetme për t’u bërë gati në përballjet me Edi Ramën. Çdo vonesë apo kleçkë që dëmton këtë proces, është sot një largim i vëmendjes për humbjen e rradhës që Sali Berisha koleksionoi në Rrogozhinë.
Dhe në vazhdim është shërbimi i rradhës ndaj interesave personale të familjes Berisha.
Statuti i PD është përmbledhja e rregullave mbi të cilën vepron partia dhe anëtarët e saj. Respektimi i tij dhe jo perdorja në funksion të atyre që kanë përgjegjësinë për situatën ku ndodhet PD, mbetet detyra dhe misioni ynë.