Kreu i PLL Shpetim Axhami: Humbja e Bashkisë së Rrogozhinës, këmbanë alarmi!

0
509
Nga Shpetim Axhami Kreu i PLL
Kjo humbje e kandidatit opozitar në Rrogozhinë, në këtë situatë ekonomike dhe me problematika të mëdha korruptive brenda mazhorancës, krahas asaj që kjo mazhorancë përdor çdo mjet presioni, blerje e manipulimi, tregon gjithashtu se opozita eshte në krizë organizimi dhe alternative.
Kjo situatë po bën që elektorati gri ta ketë vështirë të orientohet drejt opozites dhe shumë elektorat deri dje i djathtë të rreshqase majtas e të bjerë pre e presionit dhe manipulimit të kësaj lloj mazhorancë.
Kjo nuk e ka burimin tek mirëqeverisja dhe miradimistrimi i pushtetit lokal prej së majtës,
por tek forca e manipulimit dhe e presionit të tyre, shoqëruar kjo me atë që forcat politike, sot opozitare, qeverisëse deri dje, mënyra organizimit dhe alternativa e tyre, nuk po sjellin më besim e shpresë në elektorat.
Humbja e Bashkise Rrogozhinë është këmbanë alarmi, deri aty sa po e vështirëson gjithnjë e më tepër atë që djathta të vi në pushtet edhe në vitin 2025.
Prandaj kjo “Kembane Alarmi” kërkon që vjeshta të na gjejë ndryshe në organizim e me programe alternative konkrete zhvillimi, duke u perballur me çdo lloj formë e mënyre me këtë mazhorancë të korruptuar që vjedhjen e votës nëpërmjet presionit, blerjes dhe manipulimit e ka kthyer në sistem.
Më e rendësishme mbetet që djathta tradicionale duhet të kthehet në boshtin e organizimit opozitar, ndryshe nga deri sa sot, që opozita e sotme të krijoj frymë elektorale me Besim e Shpresë për ndryshim.
Ndryshimin, për besim e shprese, të gatshēm për mirëqeverisje nesër nëpërmjet votës plebishitare, sejcili duhet ta kërkojë dhe ta nis nga vetja dhe me veten.
Çdo moskordinim, përgjumje dhe përçarje do bëj që elektorati të na largohet gjithnjë e me tepër dhe “Kembana e Alarmit” të na shurdhoje te gjithve para kësaj lukunie që për pushtet e privilegje çfarë nuk bëjnë…