BallinaPolitikeKryesia e PD mori vendim për t’i hequr vulën, reagon Gazment Bardhi

Kryesia e PD mori vendim për t’i hequr vulën, reagon Gazment Bardhi

spot_img
spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit që mori Kryesia e PD-së për t’i hequr vulën e partisë kreut të Grupit Parlamentar.

Bardhi ka deklaruar se statuti i partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë dhe aq më pak me vendim pa kuorum të Kryesisë.

“Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD”, ka thënë Bardhi.

Reagimi i Bardhit:

Nuk e kam zakon te komentoj veprime dhe akte qesharake dhe nen e efektin e deshperimit. Por për kureshtjen tuaj:

Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë; ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm

Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetem dispozitave të Statutit, se me

letra me firma mund tju vij keto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular