BallinaAktualitetBeleri kërkon lirinë, ‘beteja e fundit’ mbahet sot në Gjykatën e Lartë

Beleri kërkon lirinë, ‘beteja e fundit’ mbahet sot në Gjykatën e Lartë

spot_img

Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim sot kërkesën e Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur për bashkinë e Himarës, por jo të betuar.

Beleri, i cili akuzohet për shit-blerje votash kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit. Më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj teksa mbahej në paraburgim.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet se kishte ofruar para për vota në favor të tij. Hetimet nisën pas sinjalizimeve të marra nga policia dhe denoncimit në Prokurorinë e Vlorës të një qytetari nga Himara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular