Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi 4-5 metra. Ngjarja ka ndodhur në Aleksandri ku shqiptari ishte duke punuar, por është rrëzuar nga shkallët.
Incidenti u regjistrua të hënën, por askush nuk e kishte vënë re. Ai u zbulua sot për shkak të erës së keqe, pasi trupi i tij kishte filluar të dekompozohej.
Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e Naousës për autopsi, ku janë konstatuar lëndime në tru.