BallinaAktualitetEMRAT+FOTOT/Rrëzimi i avionit që po luftonte me flakët në Greqi, konfirmohet vdekja...

EMRAT+FOTOT/Rrëzimi i avionit që po luftonte me flakët në Greqi, konfirmohet vdekja e 2 pilotëve grekë

Të dy pilotët e incidentit tragjik në Greqi, ku një avion u rrëzua teksa po luftonte me flakët në ishullin Evia, janë konfirmuar të vdekur.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, viktimat janë kapiteni i skuadriljes Christos Moulas, 34 vjeç dhe bashkëpiloti, nëntoger Periklis Stefanidis, 27 vjeç.

Të dy viktimat ishin operatorë të skuadronit 355-të të transportit taktik të krahut të 112-të luftarak, të cilët u ngritën pak para orës 12 të mesditës me CL-215 nga aeroporti i Aghialos me destinacion Karystos.

Ata humbën jetën në krye të detyrës, teksa vala e të nxehtit ekstrem në Greqi ka shkaktuar zjarre masive në disa zona të vendit.

Me mijëra persona janë evakuar dhe ishulli i Rodosit mbetet më problematiku përsa i përket zjarreve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular