Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në selinë e PD-së për të takuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
Nuk dihet ende asnjë detaj nga takimi, por besohet se kjo vizitë ka të bëjë me aksionin e ardhshëm opozitar.
Ky takim mes tyre vjen pas humbjes së zgjedhjeve të ripërsëritura në Bashkinë e Rrogozhinës.
Kujtojmë se në zgjedhjet vendore të 14 majit, Meta dhe Berisha garuan sëbashku në një koalicion kundër Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama.