Beteja e renegatëve për vulën shërbimi i fundit për Katovicën!

0
452
Nga Azgan Haklaj
Vjeshta politike dimri siberian për trekëndëshin e Bermudës!
E gjithë media është investuar për gjëra periferike duke u kushtuar vëmendje veprimeve e dekleratave të individëve opozitarë që nuk kanë asnjë tagër ligjor dhe moral përfaqësimi, përkundrazi i përkasin serisë së anonimëve përfitues.
Si demokrat qëndrestar me bindje e veprimtari deri në sublimitet nuk denjoj ti përmend as ti anatemoj shërbetorët e fundit të kryesherbëtorit të Katovicës.
Demoktatë e demokrate të Shqipërisë:
Një gjë ju them si mesazh njerëzor e jo si promemorie por si një realitet i prekshëm se kjo vjeshtë politike do të jetë dimri siberian për trekëndëshin e Bermudës!
Grupi i gazelëve, i gazrave, apo “Covidi Bardhi” është sherbimi i fundit që po i kryejnë misionit malinj të Berishës dhe triumviratit por do të dështojnë me turp.
Ata u dekonspiruan dhe u vetë demaskuan si njerëzit e heshtur që kanë punuar nën rrogoz duke krijuar situata të rënda jo vetëm për Lulzim Bashën e PD-në por dhe për gjithë vendin duke çimentuar për interesa meskine një regjim kleptokrat.
Por po ju them kujdes!
Sot siç po e shihni as Katovica, as mercenarët përvers, as ish agjentet e paguar e të kompromentuar të FBI-së nuk mund të prishin investimin euroatlantik në Shqipëri dhe miqësinë me aleatin strategjik SHBA-në.
Ai investim që do të jetësohet pas 29-të korrikut është me emer të përveçëm:
Lulzim Basha dhe PD-ja.
Kush mendon e vepron ndryshe ose është i shitur e misionarë, ose medioker dhe i pafarë.
Me dt 30-të korrik PD-ja do të fillojë pastrimin nga skoriet, kuislingët e renegatët.
Demokratët do të çlirohen nga”bunkeri” i Fazlliçit, do të çlirohen nga kthetrat e komunizmit dhe berishizmit e të mercenarëve të diktaturës, bashkëpunëtorëve të sigurimit famëkeq dhe do rikthehen krenar në shtepinë e tyre, ndërsa “non gratat” do paguajnë avokatët për të vonuar procedurat e ekstradimit!
Zgjedhjet e dt.23 korrik në Rrogozhinë ishin deshmi jo vetëm e manipulimit shtetëror të cilit po i jep fryme çeta e “non gratës” por edhe e deshpërimit e mungesës së shpresës që mbolli foltorja.
Kjo situatë nuk mund te zgjasë.
Pas dt 29-të korrik opozita dhe opozitarizmi të patruara me një kirurgji të thellë duke shkulur metastazat do shpërfaqen fuqishëm për të rikuperuar kohën e grabitur nga ata që po i bëjnë shërbimin e fundit në prag vdekje Katovicës.