Kryeministri Edi Rama ka mohuar shkarkimin e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, pak para mbledhjes së Asamblesë së PS.
Kryeministri Rama i pyetur lidhur me këtë çështje nuk ka pranuar të japë detaje, por është përgjigjur i prerë, vetëm me ‘Jo’, sa i përket shkarkimit të ministres
“Pak më parë kryeministri Rama i pyetur nga ne lidhur me shkarkimin e ministres tha vetëm ‘Jo’, pra nuk është shkarkuar,. Pra e mohoi shkarkimin e ministres së tij”, tha ndër të tjera gazetari Gjençaj.
Gjithashtu vetë ministrja Delina Ibrahimaj e pyetur nga gazetarët theksoi se as nuk është dorëhequr dhe se as nuk është shkarkuar.