jë 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me 5 plumba në rrugën Vizyinou në Evosmos.
Mësohet se viktima sapo kishte dalë nga makina për të hyrë në pallat ku banonte, kur u qëllua për vdekje.
Krimi i rëndë ndodhi pak pas mesnatës të së mërkurës (27 korrik) kur 37-vjeçari po shkonte vetëm në shtëpi.
Pasi parkoi makinën u drejtua drejt hyrjes së pallatit pa e ditur se aty e prisnin atentatorët e tij.
Vrasësit kanë qëlluar disa herë drejt 37-vjeçarit dhe ambulanca është njoftuar nga një banor që ka dëgjuar të shtënat.
Ai është dërguar në spital ku ka ndërruar jetë disa minuta më vonë. Dyshohet se ngjarja ndodhi për larje hesapesh mes bandave rivale.