FOTO/ U ekzekutua me pesë plumba në Greqi për larje hesapesh, 35-vjeçari akuzohet për…

0
231

Detaje të reja dalin në pah në lidhje me ekzekutimin e Erald Jonuzi, 35-vjeçarin i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Selanik të Greqisë.

Rezulton se për Jonuzin ka precedentë penale në vitin 2009 në Korçë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim dokumentesh. Në vitin 2008 është thirrur si dëshmitar lidhur me vrasjen e Pëllumb Çollakut, shokut te tij të fëmijërisë te ekzekutuar nga Mjallaq Pergjika.

35-vjeçari u qëllua për vdekje disa herë me armë zjarri para pallatit ku banonte, shkruajnë mediat greke. Paraprakisht dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh.