BallinaBotaGrusht shteti në vendin me rreth 140 milionë banorë, presidenti mbahet nga...

Grusht shteti në vendin me rreth 140 milionë banorë, presidenti mbahet nga Garda. Çfarë deklarojnë ushtarët në TV kombëtar: Kemi shpërbërë Kushtetutën dhe…

Ushtarët në shtetin e Afrikës Perëndimore të Nigerisë kanë njoftuar një grusht shteti në televizionin kombëtar.

Sipas mediave të huaja, përmes një deklarate në TV kombëtar, ata thanë se kishin shpërbërë Kushtetutën, kishin pezulluar të gjitha institucionet dhe kishin mbyllur kufijtë e vendit.

Presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum, është mbajtur nga trupat e gardës presidenciale që nga orët e para të së mërkurës.

Atij iu premtua “mbështetja e palëkundur” e Uashingtonit në një telefonatë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, tha gjithashtu se ai kishte folur me presidentin dhe ofroi mbështetjen e plotë të OKB-së për vendin e pasur me uranium.

Bazoum është një aleat kryesor perëndimor në luftën kundër militantëve islamikë në Afrikën Perëndimore.

Dy vende fqinje, Mali dhe Burkina Faso, kanë përjetuar grusht shteti të shkaktuar nga kryengritjet xhihadiste në vitet e fundit.

Në të dyja vendet, liderët e rinj ushtarakë kanë rënë në konflikt me Francën, ish-fuqinë koloniale, e cila gjithashtu më parë sundonte Nigerinë, një vend i madh (me rreth 140 milionë banorë) dhe i thatë në buzë të shkretëtirës së Saharasë dhe një nga kombet më të varfër në botë.

Vendndodhja e presidentit Bazoum është e paqartë, por në një deklaratë në Twitter të enjten në mëngjes ai tha se nigerianët që e duan demokracinë do të kujdesen për këtë.

Ministri i Jashtëm, Hassoumi Massoudou, është shpallur kreu i shtetit dhe u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që “të bëjnë që kjo aventurë e ushtrisë të dështojë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular