BallinaKryesoreKlima e investimeve/ DASH nxin Ramën: Korrupsion sistemik, pastrim masiv parash, shantazh...

Klima e investimeve/ DASH nxin Ramën: Korrupsion sistemik, pastrim masiv parash, shantazh biznesit

spot_img
spot_img

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dhënë një shuplakë të fortë qeverisë shqiptare duke e pikturuar klimën e investimeve në Shqipëri si thellësisht problematike. Raporti i përvitshëm i DASH për klimën e investimeve këtë herë pikturon një panoramë shumë më problematike dhe me tonë me të forta negative krahasuar me vitin e kaluar.

“Investitorët e huaj e cilësojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm duke përfshirë sektorin publik, gjyqësorin, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrëmbëruar, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet frekuente të legjislacionit fiskal si dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për të bërë biznes në Shqipëri,” thuhet në raportin e DASH.

Ky paragraf është dukshëm më negativ se sa ai i një viti më parë, pasi këtë vit DASH ka përfshirë pastrimin e parave dhe korrupsionin e vazhdueshëm në sektorin publik në raport. Por ky nuk është ndryshimi i vetëm, që vërehet nga krahasimi i raportit të vitit 2022 me atë të këtij viti. Një tjetër elementë ka të bëjë me paratë e trafiqeve.

“Shqipëria ka një sektor të madh informal dhe aktivitete të pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar për Pastrimin e Parave (FATF) e përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri në vitin 2020 dhe vendi vazhdon të jetë në listën për vitin 2023 për shkak të mangësive strategjike në adresimin e shqetësimeve të pastrimit të parave. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg,” thuhet në Deklaratën e Klimës së Investimeve për Shqipërinë në vitin 2023.

Paragrafi më sipër është shtuar i gjithi këtë vit dhe nuk ka qenë asnjëherë më parë në raportet e DASH për klimen e investimeve në Shqipëri. Ashtu sicc është shtuar edhe një tjetër paragraph, po kaq problematik.

“Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët shpesh raportojnë se ata bëhen objektiv i zhvatjes si nga administrata publike, ashtu edhe nga media dhe grupet kriminale,” vijon raporti. Pra sipas DASH, investitorët në Shqipëri shantazhohen nga zyrtarët publikë, krimi, por edhe media.

Ndryshe nga herët e kaluara, kur e cilësonte korrupsionin në Shqipëri si endemik, këtë vit Depertamenti i Shtetit përdor fjalën sistemik për të përshkruar korrupsionin në Shqipëri, që nënkupton se ai është I përhapur gjerësisht në të gjithë shoqërinë shqiptare.

Ndërkohë një akuzë e drepërdrejtë ngrihet edhe mbi qeverinë.

“Investitorët raportojnë në mënyrë frekuente raste të korrupsionit të qeverisë, të cilat vonojnë dhe parandalojnë investimet në Shqipëri.”

Edhe kjo fjali, e cila akuzon drejtpërdrejtë qeverinë për korrupsion, është shtuar për herë të parë në raportin e këtij viti, pasi nuk ka qenë në vitet e kaluara. Ndërkohë që ashtu si vitet e kaluara mbeten në raportin e DASH, problematika e koncesioneve, të cilat sipas Departamentit kanë reduktuar konkurrencën dhe mundësitë për investitorët e huaj në Shqipëri./OLIGARKIA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular