BallinaPolitikeMbledhja sekrete pa transparencë e Bardhit "anulon" 29 korrikun! "Shkarkon" Bashën dhe...

Mbledhja sekrete pa transparencë e Bardhit “anulon” 29 korrikun! “Shkarkon” Bashën dhe Alibeajn, por jo Gjekmarkajn!

Këshilli Kombëtar i PD i thirrur nga Gaz Bardhi online, ka vendosur të anulojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023.

Burime bëjnë me dije se Këshilli e ka konsideruar procesin anti-statutor dhe fars, por media nuk ka patur mundësi të ndjekë këtë mbledhje pasi ka raportuar nga jashtë ambienteve ku mbahej mbledhja.

Po ashtu nuk dihet ende se kush ishte pjesëmarrës në këtë mbledhje dhe si u realizua procesi i votimit online.

Në mungesë të plotë transparence ”Këshilli Kombëtar” ka marrë disa vendime online, ndër të cilat pranimi i dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike më 21 mars 2022, si edhe dorëheqjen më datë 17 Maj 2023 të Enkelejd Alibeajt, nga posti i nënkryetarit të partisë.

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar ka vendosur që dorëheqjen e nënkryetarëve Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj ta vlerësojë në një mbledhje tjetër.

Sakaq në mungesë të Kryetarit të Këshillit është ngritur komisioni drejtues i punimeve që drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular