BallinaAktualitetNdryshimet klimatike dhe temperaturat e larta, paralajmëron Guterres: Është vetëm fillimi, duhet...

Ndryshimet klimatike dhe temperaturat e larta, paralajmëron Guterres: Është vetëm fillimi, duhet të merren masa

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se situata e ndryshimeve klimatike po bëhet e frikshme.

Guterres në një deklaratë për mediat, u shpreh se epoka e ngrohjes globale ka mbaruar dhe sa tashmë bota po futet në atë që mund të quhet ‘epoka e nxehtësisë globale’.

“Ndryshimet klimatike janë kudo. Është e frikshme dhe ky është vetëm fillimi”, paralajmëroi Guterres.

Ndër të tjera ai tha se njerëzimi po shkon drejt shkatërrimit, megjithatë theksoi se nuk duhet të ketë vend për panik dhe se autoritetet duhet të punojnë menjëherë për të marrë masa parandaluese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular