Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Kjo është hera e tretë që banesës së Arben Turkut i është vendosur tritol. Në rastet e mëparshme, Arben Turku ka qenë jashtë shtetit, ndërsa rastin sotmë ndodhej në banesë.
Në banesën e Turkut bëhet me dije se ka jetuar kunati i tij Altin Lamçe së bashku me familjen. Burime konfirmojnë se lënda shpërthyese është hedhur në oborr.
Gjithashtu theksohet se në lagje nuk ka kamera sigurie. Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentin e plotë dhe zbardhjen e detajeve.
Lushnjë /Informacion paraprak
Rreth orës 21:45, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.