Sherr me thika në një lokal në Gjermani, tre të plagosur, mes tyre edhe një shqiptar

0
293

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një lokal në Gjermani, ku sipas mediave gjermane një prej tyre është shtetas shqiptar. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në përplasjen mes tyre. 45-vjeçari shqiptar ka marrë plagë në bark, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sakaq dy persona janë arrestuar, ndërsa theksohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.