Sali Berisha “harron” që e ka përjshtuar njëherë Gazmend Bardhin nga partia e tij e Rithemelimit që vazhdon ta quajë “PD” dhe e ka quajtur sot anëtar të Kuvendit të tij. I pyetur për mbledhjen e Këshillit Kombëtar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, Berisha tha: “Këshilli Kombëtar i PD është ai që përcakton statuti i PD. Por deputeti Gazment Bardhi si deputet është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD”.
Berisha deklaroi gjithashtu se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pa Edi Ramën.
“Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por do të shkojë në zgjedhje pas largimit të Edi Ramës na pushteti. Pa Edi Ramën, opozita është fitimtare,” tha Berisha.