“Më thotë je bërë 38 vjeç…”/ Kjo grua u bë xheloze për këngën që Luizi i dedikoi Kiarës

0
252

Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, publikoi një ditë më parë këngën dedikuar partneres së tij, Kiara Tito.

Kjo nuk është hera e parë që ai i ka dedikuar këngë, pasi ka ndodhur edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

Por, siç thotë Luizi, dikush po xhelozon. E ajo është nëna e tij. Me humor, Luizi tregoi mbrëmjen e djeshme përmes një video se do bëjë këngë për nënën pasi kjo e fundit është ndjerë xheloze për dedikimet që po i bëhen Kiarës.

“Imagjino kaq e bukur ka qene kënga sa është bëra njëra xheloze. Më thotë je bërë 38-vjeç dhe nuk ma dedikove një këngë. Ka të drejtë, kjo është një paralajmërim se kënga e radhës do jetë për nënën. Si thonë amanetet e nënës.

Ja ku e kam mbretëreshën. Femra më e bukur në univers, është më e bukura në botë”, thotë Luizi.